loading

Alba dhe Ester “hapin podcast”; ja kush është e ftuara e parë

Alba dhe Ester kanë krijuar një podcast me titull “Shqip flasim shqip s’kuptohemi”. E ftuara e parë nga “dy prezantueset” ishte Nur e cila u përball me pyetjet pikante. Fermerja u shpreh e lumtur që është e ftuara e parë në këtë podcast. Por, Nur nuk i shpëtoi as pyetjeve pikante nga Alba dhe Ester. Alba e ka pyetur Nur nëse ka diçka me Albanon, ndërkohë që fermerja e mohoi kategorikisht dhe tha se ishte e gjitha në formë shakaje. Pjesë nga intervista: Alba: Çfarë po të pengon në Ferma Vip në lidhje me eksperiencën tënde? Nur: Më pengojnë intrigat, xhelozitë, gënjeshtrat, thashethemet edhe duhet ta mendojmë që është një eksperiencë që nuk vjen më dhe duhet ta shijojmë. Ester: A të duket sikur Frederiku jep mesazhe nëpërmjet barsoletave Nur: Po normal, çdo gjë që e thotë me shaka i thotë si të vërteta. Alba: Raporti juaj me Albanon? Me aq sa shoh unë kur ju të dy jeni afruar pak më shumë ti e ke liruar gojën tënde. A mendoni se nëse ti ankohesh për fermerët e tjerë kjo do të ndikojë te Albano për të të ndihmuar ty dhe për t’i nxjerrë të gjithë jashtë. Nur: Jo nuk mendoj, Albano është një njeri i mirë me kaq sa e njoh. Nuk e njoh nga jashtë. Ester: Albano nuk mban anë Nur: Albano nuk mban anëne  askujt as anën time. Unë e përshëndes shumë dhe i them të mos e ndrojë parfumin. Alba: E kape sinjalin indirekt që po ja jep, kujdes parfumin Albano… Nur: Përderisa një vajzë si unë e ka pëlqyer edhe vajzat e tjera do e pëlqejnë. Ester: A e njeh se çfarë parfumi përdor Albano Nur: Jo, por e di që është arba. Dhe e falenderoj se unë kisha fat nga parfumi i Albanos. Ndërkohë, vajzat kanë vijuar të ngacmojnë Nur në lidhje me planet e saj jashtë Ferme.