loading

Alba dhe Big Basta gatuajnë për fermerët

Pas ndarjes së detyrave nga kryefermer Limi, Alba dhe Big Basta vijuan me përkushtim për të mbajtur ambientet e fermës në rregull. Pa humbur kohë, Alba nisi përgatitjen e mëngjesit për fermerët, ndërsa Big Basta e ndihmonte me punët praktike dhe organizimin. Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve sapo ishin zgjuar. Ylli shfaqej i lumtur teksa luante me Oton, fermeren më të re dhe më të veçantë të fermës. Dashuria për macen e fermës duket se i bashkon të gjithë shoqëria e saj është një gëzim më vete për të gjithë banorët. Nga ana tjetër, Roni po mundohej të zgjonte Kesin me gudulisje dhe shaka, duke sjellë të qeshura në mëngjesin e qetë të fermës. Atmosfera është e qetë, e ngrohtë dhe mbizotërohet nga fryma e bashkëpunimit, ku secili kontribuon me dëshirë dhe pozitivitet.