loading

Alba apo Elinara, cila e fitoi sfidën me thyrjen e vezëve të Pashkës

Pasi lanë pas debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit, fermerët sfiduan njëri-tjetrin në lojën me vezën e Pashkës. Elinara nga krahu i majtë dhe Alba nga krahu i djathtë sfiduan secila fermerët e tjerë, duke dalë të dyja në finale. Dhe fituesja e kësaj sfide në fund ishte Elinara. Sfidë e cila u duk sikur uli tensionet mes fermerëve. Por, Elinara sfidoi gjithashtu kryeplakun ku sërish triumfoi. Por edhe Luana dhe Kastro luajtën lojën me vezë ku opinionisti i theu vezën moderatores.