loading

“A ka ndonjë fermer që nuk e duron dot”, Ganiu flet në Podcastin e Albës

Edhe Ganiu ishte pjesë e Podcastit “Shqip flasim, shqip s’kuptohemi”. Alba e ka pyetur Ganiun në lidhje me eksperiencën e tij në Fermë, ndërsa ai thumbo me përgjigjen e tij kur tha se më shijon gjithçka përveç njerëzve. I pyetur se cili fermer do të donte të dilte ai dha emrin e Big Bastës. Më tej, ai ka folur edhe në lidhje me sfidën që kishte me Nur dhe Alba e pyeti nëse e la vetë të fitonte fermeren. Ai gjithashtu ka deklaruar se ish e dashura e Ganiut ngjan me Esterin. Pjesë nga intervista: Alba: Si po e shijoni eksperiencën në Fermë? Ganiu: Fermë po e shijoj në çdo formë, përveç njerëzve. Disa nga fermerët kanë zbehur edhe bukurinë e natyrës. Ester: Cili është fermeri që mezi prisni të dalë nga Ferma? Ganiu: Kushdo që del nesër do të më mungojë, por me dëshirë do të doja të dilte Big Basta Alba: Arsyeja? Ganiu: Pavarësisht se e dua dhe e respektoj si artist, këtu nuk po shoh ndonjë gjë. Kjo nuk dmth që nuk e dua për faktin që dua të dalë. Me pas kaq shumë bagazh dhe mos me dhënë asgjë, pse duhet të rrish në Fermë