A janë aludimet për shtatëzani të vërteta? Alba flet pas daljes: Kisha diçka më të rëndësishme se çmimi dhe fama…
Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP 2, krijoi një mister gjatë kësaj jave te publiku, ku nuk munguan as aludimet në media të cilat ishin të shumta. Një ndër to ishte dhe një shtatëzani e aluduar e ish-fermeres.
Por cila ishte e vërteta? Kjo ishte dhe pyetja që iu drejtua Albës këtë mbrëmje në spektaklin e Ferma VIP në televizionin kombëtar Vizion Plus.
Moderatorja Luana Vjollca dhe dy opizionistët Zhaku dhe Kastro u fokusuan te Alba duke e pyetur se cila ishte vërtetë arsyeja e largimit dhe Alba deklaroi se ishte diçka mes saj dhe Limit, të cilin ajo e lidhte me besën mes tyre dhënë brenda Fermës.
Pjesë nga diskutimi:
Kastro: Unë mendoj se ti je shumë kontraditkore, flet për parime dhe besnikëri, cili ishte qëllimi i futjes tënde në fermë? Logjikisht unë mendoj që ti tërë jetën tënde i je larguar problemeve. Edhe në momentin që dole nga ferma mendove që ke pas pendesa se çfarë bëra, jo fort korrekte je treguar dhe aty brenda. Ke patur mundësi të shohësh se si ke qenë brenda. Ti i detyrohesh publikut cilat janë arsyet që ti nuk shkel mbi parimet e tua kur ti bëre çdo gjë në ato 50 ditë aty brenda. Erdhi një moment pastaj dhe thua nuk kisha gjë nga Nenja, ndërkohë ajo ishte zjarri final. Lufta e I dhe e II botërore nuk nisi në Sarajevë. Unë mendoj se ti kishe frikë nga përjashtimi nga produksioni, dhe për të dalë në mënyrë spektakolare zgjodhe të dalësh.
Alba: Përshëndes shqiptarët, nuk e kisha besuar që përkrahja do të ishte në nivele të tilla. Ti Kastro e di shumë mirë që jeta të jetë e paparashikueshme. Fokusi im u zhvendos nga çmimi te një pikë tjetër. Unë nuk kam rënë në konrtraditë me veten.
Kastro: Çfarë është e gjitha kjo?
Alba: Zbulimi i vetes time.
Kastro: Tani e zbulove dhe ike ti.
Alba: Siç thashë u zhvendos fokusi në diçka më të rëndësishme se çmimi dhe fama.
Luana: A është ajo që është aluduar, apo mospërballja me emocionet që ti mund të jesh emocinuar. Çfarë të bëri vërtetë të ikësh?
Alba: Unë kam qenë e vetmja që e kam rritur zërin më shumë se të gjtihë se ne kemi ardhur për kamera dhe famë për të shkuar drejt çmimit. Nëse nuk do ishte çmimi dhe fama askush nuk ishte futur në Fermë. Kjo pjesa e disa parimeve që kam në jetë ka lidhje me besën që kam përmendur. Për t’i paraprirë diçkaje që nuk doja të ndodhte vendosa më mirë të tërhiqem dhe të vazhdoj fokusin tim.
Kastro: Që është?
Zhaku: Thuaje që është Limi.
Alba: Nuk është në vetvete Limi, por diçka mes meje dhe atij.
Luana: Si vazhdon marrdhënia me Limin?
Alba: Po jemi në marrdhënie.