loading

“A ishe me letër b***”/Erandi debaton me Big Mamën:Nuk është askush shërbëtori yt

Ajo që duhej të ishte një drekë e qetë mes fermerëve, u kthye shumë shpejt në një mesditë të nxehtë me debate të njëpasnjëshme. Fermerët ishin ulur në tavolinë për të shijuar vaktin e drekës, por atmosfera u tensionua menjëherë pas një përplasjeje mes Erandit dhe Big Mamës.

Ishte Big Mama ajo që nisi debatin, duke reaguar ndaj sjelljes së Erandit: “Ti i merr vetë gjërat, ne nuk jemi shërbëtorët e tu!”, u shpreh ajo me ton të ngritur. Reagimi i Erandit nuk vonoi: “Çfarë problemi ke ti?”, tha ai, duke ndezur edhe më shumë situatën.

Por kjo nuk ishte përplasja e vetme. Menjëherë pas tyre, një tjetër debat shpërtheu mes Nennës dhe Elinarës. Gjithçka nisi kur Nenna e akuzoi Elinarën për mungesë angazhimi: “Ti nuk bën asnjë punë në fermë!”, tha ajo me nervozizëm.

Elinara nuk qëndroi pa përgjigje dhe reagoi ashpër ku më pas i gjithë muhabeti kaloi dhe në ofendime: “Femër ordinere!”, ishte komenti i saj, që shkaktoi një reagim të menjëhershëm .

Sipas Nennës, Elinara është “e papastër dhe nuk ndihmon fare me punët e fermës”. Në këtë përplasje ndërhyri edhe Ylli, i cili reagoi ndaj fjalorit të përdorur: “Si mund t’i thuash një femre ‘ordinere’? Kjo është e papranueshme ti je femër vetë dhe 50 vjeçare ske turp.” Tensionet e kësaj mesditeje tregojnë se në fermë jo gjithmonë sundon harmonia.

Ju Rekomandojmë