loading

“A i kontrollove punët?”/Ester kërcen nën ritmin e muzikës

Dita në fermën e Erandit vazhdoi me një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji. Pasi disa nga fermerët po shijonin bisedat dhe muzikën në verandë, kryefermerja Ester u duk se po shijonte çdo moment, duke kërcyer dhe duke u kënaqur me melodinë që ishte vendosur në oborrin e fermës.

Andueli, gjithmonë i kujdesshëm, i kujtoi Esterit nëse kishte kontrolluar punët në fermë . Ndërkohë, Ylli, duke vazhduar me angazhimin e tij, ishte duke pastruar barin në oborrin e fermës.

Për të gjithë ata që kishin marrë angazhimin e kuzhinës, Big Basta kishte përgatitur një ushqim të shijshëm për fermerët. Pas një dite të ngarkuar, të gjithë u mblodhën rreth tryezës në kuzhinë për të ngrënë së bashku.

Për të shërbyer dhe bërë që çdo gjë të shkonte mbarë, Erandi dhe Big Basta ishin të angazhuar në shërbimin e ushqimit për të gjithë fermerët. “Të lumshin duar, Big Basta!” –tha Ester, duke u ulur dhe duke shijuar mëngjesin mes bisedash dhe humorit që gjithmonë i bën ato momente më speciale.

Dita në fermën është një miks i punës së lodhshme, por edhe i momenteve të thjeshta dhe të këndshme që krijojnë një lidhje të fortë mes anëtarëve të fermës.