“A do jeni më shokë?”/ Alba e prerë me Big Bastën: Me një njeri që ndahem…
Marrëdhënia midis Limit dhe Albës është në një fazë që nuk mund ta kuptojmë shumë thjesht. Që në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, dukej se u kris marrëdhënia mes dy fermerëve teksa Limi la të kuptohej se nuk e shihte veten në një lidhje. Edhe sot me ulje ngritje ishte situata mes tyre.
Ndërkohë, Big Basta dhe Alba po rrinin në tavolinën e ngrënjes dhe fermeri e ka pyetur fermeren për marrëdhënien e saj me Limin. Basta e pyeti Albën nëse do të vazhdojë të mbajë shok Limin, ndërsa fermerja tha në mënyrë të prerë që kjo nuk do të ndodhë.
Më tej, ajo shtoi se ajo nuk lidh asgjë me personat që krijon lidhje dhe madje shton se do të donte që as fëmijët e tyre të mos lidheshin kurrë.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: A ja vlen ta humbasësh edhe si shok, s’ja vlen.
Alba: Me një njeri që ndahem nuk rri shokë shoqe
Big Basta: Duhet të mësohesh
Alba: Më vjen keq nuk rri shok-shoqe. As bizneset nuk i lidh, as punën nuk e lidh, as shoqëritë nuk i lidh dhe asgjë tjetër. Dhe uroj që as fëmijët tanë të mos lidhen bashkë.
Big Basta: Okej, okej
Alba: Unë kështu jam. Me një njeri që kam patur një marrëdhënie, lidhje ose diçka më shumë kurrë nuk e mbaj më shok. Kjo është përfundimtare nga ana ime. Edhe as nuk vuaj ta kem shok se nuk dua ta kem shokë. Njeriu në jetën e vet sigurisht që i duhen njerëz të mirë, por nuk ka ngelur aty që ish i dashuri im të jetë shoku im më i mirë kurrë. Se kam bërë dhe skam ndërmend ta bëj
Basta: Edhe në jetën e përditshme edhe këtu kemi nevojë për njerëz të mirë. Limi është njeri i mirë edhe ti je njeri i mirë