loading

6 fermerë në sfidë, Big Mama iu shpjegon rregullat: Nuk duhet të lëvizni! Ja cili çift e fitoi lojën

Një “sfidë durimi” kanë zhvilluar fermerët ditën e sotme. Ata ishin ndarë në çifte dhe të dy së bashku duhet të mbanin një qyp të madh pa rënë në tokë me anë të litarëve. Roni ishte së bashku me Erandin, Andueli me Yllin dhe Esteri me Limin. Me muzikë në sfond, të tre çiftet duket se janë treguar shumë rezistentë në zhvillimin e sfidës.

“Prej këtij momenti nuk keni të drejtë ta tërhiqni litarin, as ta lëvizni. Dorën duhet ta mbani të tendosur dhe të mos e lëshoni litarin. As s’duhet të lëvizni belin as asgjë. Kush e lëviz dorën humbet”, tha ndër të tjera Big Mama.

Pas një sfide goxha të gjatë, teksa panë që Esteri ishte shumë e lodhur, dy çiftet e tjera kanë vendosur të lëshojnë litarët në mënyrë që t’i ‘falin’ fitoren fermeres. Si ‘dhuratë’ që ishte e vetmja vajzë në sfidë, fermerët kanë përqafuar Esterin dhe njëri-tjetrin.