loading

“5 Maji me ju”, Ester dhe Limi surprizohen nga droni

Një moment i veçantë ka ndodhur sot në fermë, ku një dron-surprizë ka zbritur nga qielli, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë fermerëve. Fermerët Limi dhe Ester, të cilët përjetuan një moment të ngrohtë dhe emocionues, ndërsa shikonin përmbajtjen e ardhur.

Për Esterin, ky ka qenë një çast i bukur dhe i ndjerë. Ajo nuk e fshehu emocionin dhe falënderimet. Edhe Limi u prek nga surpriza, por si gjithmonë, atmosfera në fermë nuk mund të rrjedhë pa batuta dhe kunja. Në mes të gjithë këtij momenti, Nur me humor e thërret Albën për t’u bashkuar dhe për të parë dronin. Kjo thirrje u shoqërua me buzëqeshje ironike dhe një situatë tipike “kunjash”, që ngjalli të qeshura në grup mes Big Mamës dhe Nur.

Gjatë gjithë kohës, komentet nën zë dhe ngacmimet nuk munguan, veçanërisht ndaj Albës dhe Limit, duke e kthyer këtë moment emocionues edhe në një skenë të mbushur me nënkuptime dhe batuta. Megjithatë, ajo që mbeti në thelb ishte ndjesia e ngrohtë dhe prekëse për dy fermerët që u surprizuan.