loading

Plazhi & Kampingu/ Të ndarë në grupe, fermerët do të realizojnë dy ambiente argëtuese në Fermë

Një zarf ka mbërritur ditën e sotme në Ferma Vip. Fermerët do të surprizohen nga një “dhuratë” mjaft e këndshme nga Agai.

Agai ka vendosur që në bashkëpunim me Megatek të lumturojë fermerët duke i dhënë mundësinë që me anë të kreativitetit dhe punës të krijojnë dy ambiente të veçanta për veten e tyre. Tematika e sfidës është plazhi dhe kampingu. Grupi i parë duhet të krijojë me produktet e plazhit një hapsirë verore dhe argëtuese. Ndërsa, grupi i dytë duhet të ndërtojë një ambient kampingu. Madje, fermerët do të ndërtojnë dhe një pishinë të cilët do të mund ta shfrytëzojnë pasi ta kenë përfunduar të gjithën.

“Fermerë, Megatek ka vendosur t’iu bëjë ditën krijuese dhe sfiduese. Në larminë e produkteve që MegaTek ka sjellë në Fermë, do të duhet të shfaqni kreativitetin tuaj. Të ndarë në dy grupe do të duhet të ndërtoni dy ambiente me tematikë, Plazhi dhe Kampingu. Grupi i parë duhet të krijojë me produktet e plazhit një hapsirë verore dhe argëstuese. Grupi i dytë duhet të ndërtojë një ambient kampingu, duhet të ndërtojë një çadër bashkë me produket e tjera që i përkasin kategorisë barbeque dhe kamping. Agai dhe Megatek për t’iu freskuar në këto ditë ka sjellë materiale për të ndërtuar edhe një pishinë për të cilën duhet të punojnë të dy grupet. Dy specialistë të Megatek kanë ardhur për të asistuar secilin grup. Ndarja e grupeve duhet të bëhet nga kryefermeri. Pas përfundimit me sukses të të dja ambienteve mund t’i shfrytëzoni ashtu si ju dini më mirë”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.

Më pas, Andueli ka filluar të bëjë ndarjen e grupeve.

“Ylli, Nenna, Erandi dhe Elinara në një grup. Andrea, Big Basta, Big Mama dhe Ester grupi tjetër”, tha Andueli.

Por, kjo ndarje ka sjellë pakënaqësi te fermerët e kryesisht te Erandi. Mesaduket Erandi nuk ishte dakord me grupin ku u bë pjesë dhe u ankua teksa hodhi akuza ndaj kryefermerit duke i thënë se më të mirët (referuar grupit tjetër) i ka lënë bashkë. Andueli i ka dhënë një mundësi që të ndërrojë grup, por kjo ka sjellë një reagim nga Esteri. Ajo tha që nuk është dakort që ky ndërrim të bëhet.