loading

“Festa është çdo të premte këtu me ne”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 16-të live të Ferma Vip 2; paralajmëron një gjysmë-finale përpara kohe

Mbrëmja e 16-të live e Ferma Vip ka nisur me një energji shumë pozitive. Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca e ka nisur këtë mbrëmje duke theksuar se çdo të premte festa më e bukur në qytet realizohet këtu në Ferma VIP2.

Më tej, moderatorja tha se përtej kësaj spektakli i sotëm do të ketë shumë surpriza dhe shumë emocione, do të ndihet fiks si një gjysëm finale përpara kohe se në finale e dini vetë ju, do të shpërthejnë fishekzjarret.

“Faleminderit që jeni sonte këtu me ne. Ka lezet besoj se festa më e bukur në qytet të premten mbrëma realizohet këtu me ne. Dhe në fakt kjo nuk është një festë e zakonshme sepse këtu festohet për gjërat më të rëndësishme të jetës. Për sfidat, për emocionet, për kujtimet, për gëzimet, për dashurinë sepse jeta është një festë. Dhe është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të pyesë veten çfarë po bëj unë për të festuar jetën time.

Por, përtej kësaj spektakli i sotëm do të ketë shumë surpriza dhe shumë emocione, do të ndihet fiks si një gjysëm finale përpara kohe se në finale e dini vetë ju, do të shpërthejnë fishekzjarret.

Kështu që të dashur miq përgatituni shpirtërisht dhe nxirrini streset, hallet, mërzitjen jashtë derës së shtëpisë. Mbani vetëm energjinë pozitive!”, tha moderatorja.

Luana paralajmëroi gjithashtu edhe hajmalinë, e cila do të trokasë sërish në dyert e Fermës.

Madje ajo shtroi edhe pyetjen pikante: “A do të ketë sonte eliminim?”.

“Gjithçka do të jetë në dorën e të përzgjedhurit të hajmalisë!”, zbuloi Luana.

Më tej, ajo tha se do të ketë një sfidë buxheti dhe një kryefermer të ri!

Ndërkohë, teksa i ka thënë mirëmbrëma dy opinionistëve Zhakut dhe Kastros, ata kanë filluar të komplimentojnë moderatoren.

Porr, ajo çfarë ka sjellë të qeshura në studio ishte “dhurata” që Zhaku i bëri Luanës.

Një hajmali për të mos u marrë në sysh. Zhaku i dha një hudhër Luanës për ta mbajtur gjatë spektaklit që askush mos e marrë “në sysh”, përgjatë gjtihë mbrëmjes.

Ju Rekomandojmë