Dron në fermë, Andueli suprizohet nga qielli
Një nga momentet më prekëse në fermë ka ndodhur ditën e sotme, kur një dron mbërriti mbi qiellin e saj, duke sjellë një surprizë të veçantë për Anduelin. Pasi droni u ul ngadalë, ai mbante një mesazh të shkurtër, por të fuqishëm: “Suksese Andueli!”
Andueli, i cili nuk e priste, u prek nga gjesti. Me sytëplot gëzim, ai falënderoi nga zemra përmes kamerës, duke iu drejtuar motrës së tij me fjalët: “Motër, të dua shumë… më ka marrë shumë malli!” Emocionet u shpërndanë menjëherë në gjithë fermën, ndërsa fermerët e tjerë iu afruan, e përqafuan dhe e mbështetën. Ky moment i papritur i dha një ngjyrim të ngrohtë ditës në fermë, duke krijuar një atmosferë të rrallë dashurie dhe solidariteti mes banorëve.
Por surpriza nuk përfundoi me kaq. Më pas, u mblodhën në verandën e fermës, ku nisën një performancë muzikore spontane. Ester, fermerja me zë melodioz dhe të ëmbël, nisi të këndonte, ndërsa Andueli e shoqëronte me kitarë. Zëri i saj së bashku me zërin e Anduelit dhe interpretimi i tij u ndërthurën në mënyrë perfekte, duke sjellë një moment artistik të paharrueshëm për të gjithë.