loading

Punët vazhdojnë edhe brenda fermës/ Larje enësh, batuta dhe komunikim me “kode” mes fermerëve të fakirit

Ashtu si në stallat e kafshëve, edhe në ambientet e brendshme të fermës dita ka vijuar plot gjallëri dhe angazhim. Fermerët, të ndarë në grupe sipas organizimit të kryefermerit Ylli, kanë marrë detyrat përkatëse dhe janë shpërndarë nëpër hapësira për të vijuar me përmbushjen e punëve të përditshme.

Fermeret nga shtëpia e fakirit  janë pozicionuar në kuzhinë dhe kanë nisur punën me larjen e enëve. Megjithatë bisedat dhe batutat mes tyre e kanë kthyer atmosferën në një moment të këndshëm dhe bashkëpunues. Me shaka dhe komentet e zakonshme, puna është bërë më e lehtë dhe koha ka kaluar më shpejt. Në kuzhinë janë bashkuar edhe Andueli dhe Andrea, të cilët kanë ardhur për të kulluar qumështin e marrë nga lopët në stallë. Të dy kanë ndihmuar në organizimin e produkteve të freskëta dhe janë bërë pjesë e bisedave spontane mes banorëve.

Një detaj interesant që ka tërhequr vëmendje ka qenë mënyra kreative me të cilën Andueli ka komunikuar me Elinarën dhe Esterin. Duke qenë se rregullat e shtëpisë së fakirit nuk lejojnë banorët të flasin lirisht me njëri-tjetrin, ai ka gjetur një mënyrë unike përmes fjalësh të koduara dhe këngëve.