“Emisioni i Gënjeshtrave” merr jetë në Fermë – Erandi në rolin e moderatorit, batuta, intervista dhe kunja ndaj fermerëve
Gjatë pushimit të kafesë së mëngjesit, Erandi dhe Frederiku vendosën t’i japin ditës një tjetër ritëm përditshmërisë në fermë: hapën një “emision” live brenda fermës, të cilin Erandi me humor e quajti “Emisioni i Gënjeshtrave”. I pozicionuar si moderator, Erandi nisi një intervistë plot batuta me Frederikun, ku pyetjet ishin po aq me nota batute sa edhe përgjigjet. Duket se dyshja ka krijuar një kimi të veçantë, ku çdo bisedë kthehet në show. Pjesë nga “intervista” me Frederikun: Erandi: “Çfarë ju shtyu të zgjoheni sot në mëngjes?” Frederiku: “Një mizë femër lëvizi nëpër dhomë dhe na zgjoi të gjithëve.” Erandi: “Çfarë i këshilloni shikuesit tanë: të zgjohen në mëngjes apo në drekë?” Frederiku: “Bëni si të doni.” Erandi: “Çfarë është muzika për ata që nuk e dinë?” Ndërsa emisioni vijonte, Big Mama u bë pjesë e tij me humorin e saj karakteristik. Pa humbur kohë, edhe ajo iu nënshtrua “intervistës” së veçantë të Erandit. Pjesë nga intervista me Big Mama: Erandi: “Cili është suksesi juaj që jeni zgjuar?” Big Mama (me të qeshur): “Shumicën e rasteve jemi gropë, kjo është energjia që kam!” Erandi: “Sa kohë që keni emigruar në Shqipëri?” Big Mama: “Një muaj.” Erandi: “Pra, ju jeni arratisur nga Tetova?” Batutat vijuan, teksa Frederiku dhe Erandi kënduan për Big Mamën si ‘vajza nga Tetova’, duke shtuar atmosferën gazmore në fermë. Emisionit iu bashkua edhe Limi, i cili u prezantua nga Erandi me ironi dhe kunja: “Mirëmëngjes, ja ku vjen dhe shtangisti jonë!”, duke shtuar edhe një tjetër “kunjë”: “Limi është edhe doktor dhe profesor i shkencave ajërnautike.” Batutat e tij u lexuan si një thumbim i qartë ndaj Limit dhe Albës, një dinamikë që vazhdon të jetë prezente gjatë gjithë javës. Në fund, në skenë erdhi edhe Elinara, e cila nuk shpëtoi pa një pyetje klasike nga moderatori i ditës: “Çfarë ju shtyu të zgjoheni sot në mëngjes?” Kjo pyetje hapi rrugë për një shpërthim batutash dhe kunjash ndaj kryefermeres Alba, ku Big Mama dhe Elinara nuk i kursyen komentet ironike: “Kishte një gjarpër në krevat.” “Më zgjoi gjarpri, ferra më përndjek!” Këto përgjigje nuk u panë thjesht si shaka, por edhe si një shprehje e hapur e antipatisë që disa fermerë kanë ndaj Albës, e cila këtë javë ka rolin e drejtueses së fermës. “Emisioni i Gënjeshtrave” nuk ishte vetëm një moment humori, por një pasqyrim i dinamikave të brendshme të banorëve – ku argëtimi, ironia dhe tensioni ecin gjithmonë bashkë në një linjë të hollë mes të vërtetës dhe lojës.