“I shesim mend diellit”, Frederiku dhe Erandi konsumojnë kafen e mëngjesit së bashku
Mëngjesi ka rënë në Fermë. Dy fermerët e parë që zgjohen sot janë Frederiku dhe Erandi. Si zakonisht, ata dalin në oborr për të konsumuar bashkë kafen e mëngjesit. Të dy fermerët, që prej ditës së parë kanë ndërtuar një marrëdhënie të qetë, ku ndajnë momente pa tensione dhe mjaft të qeta me njëri-tjetrin . Fermerët kanë nisur bisedat e tyre të sinqerta dhe me pak ngacmime për fermerët e tjerë. Për të dy fermerë ky është momenti për të kaluar kohë dhe për të biseduar për gjithçka duke qënë se të dy e kanë bërë që nga dita e parë ne Fermë. Për ta, çdo mëngjes është një mundësi për të ndarë mendime dhe për të kaluar pak kohë bashkë, pa asnjë ngarkesë.