Big Mama-Frederikut: Keisi është spiunia ime
Teksa fermerët ishin mbledhur për të shijuar kafen e mëngjesit, atmosfera u mbush me batuta dhe të qeshura. Bisedat mes tyre ishin të lira dhe plot ngacmime miqësore, duke treguar lidhjen dhe dinamikën që po forcohet mes fermerëve të fermës. Një koment nga Frederiku mjaftoi që Big Mama të reagojë me humor, duke zbuluar me shaka “spiunen” e saj në fermë. “Keisi është spiunia ime!” – u shpreh ajo me të qeshur. Në mesin e humorit dhe batutave të mëngjesit, nuk kanë munguar as ngacmimet mes fermerëve. Kësaj radhe ishte Elinara ajo që vendosi të hedhë pak kripë në bisedë, duke i drejtuar Albës një koment lidhur me natën që ajo kaloi te ‘Njishi’ me Limin.Me një ton thumbues, Elinara ngacmoi: “si kalove na trego pak”.Alba, megjithatë, reagoi me qetësi dhe sportivitet, duke mos rënë pre e provokimeve. Ajo u përgjigj thjesht dhe me një buzëqeshje: “Ishte një natë e qetë… fjetëm gjumë dhe u zgjuam herët.” Me pas kreyfermerja shtoi: Sot ështe ditë pushimi për te gjithë cdo kush ështe shef i vetes bëni si të doni. Sigurisht që fermerët e tjerë e pritën shumë mirë këtë lajmërim të Albës, ku kishte dhe nga të tjerë qe ishin ne pikëpytje.