loading

Eliminohet edhe finalisti i tretë nga Ferma VIP, kush janë dy fermerët që ‘luftojnë’ për 100 mijë euro

Big Basta dhe Andueli janë dy finalistët që do të mësojnë vetëm pas disa minutash se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të Ferma Vip prej 100 mijë eurosh.

Andrea është fermeri i cili iu afrua shumë çmimit të madh, por nuk mundi të shkojë deri në fund, pasi ishte ai finalisti më pak i votuar mes Big Bastës dhe Anduelit.

Unë jam e bindur që në këtë moment zemrat e tyre rrahin fort. Finalistë jam me ju, dhe siç besoj e dini që ka mbërritur një tjetër moment për njërin nga ju. Unë kam në duar zarfin dhe vendimin e publikut. Finalisti më pak i votuar që largohet në këtë moment nga gara për çmimin e madh është Andrea”, lexoi zarfin Luana, ku ndodhej verdikti i publikut.

Ju Rekomandojmë