loading

“Ke të fala nga Elinara”/Erandi dhe Big Basta përkëdhelin Ozzin

Mëngjesi në fermë ka nisur ndryshe sot, teksa finalistët janë zgjuar herët për të përballuar sfidat e fundit të jetës në fermë. Të parët që kanë hapur sytë janë Erandi dhe Big Basta, të cilët, pa humbur kohë, janë drejtuar menjëherë drejt kafshëve një rutinë që tashmë e kanë bërë pjesë të ditës.

“Po ikin dy djemtë më punëtorë të fermës!” dëgjohet të thotë Erandi me humor.

Big Basta, si gjithmonë i qetë dhe i përkushtuar, ka filluar ditën duke përkëdhelur Ozzin, kafshën më të dashur të fermës, sapo kanë hyrë në stallat. Ndërkohë, Erandi nuk zhgënjen me humorin që e karakterizon. Me një fjali ai thotë: “Të fala nga Elinara!” ndërsa i afrohet Ozzit gomarit të dashur të fermës.

Momenti më argëtues i mëngjesit ishte kur Erandi, me një ‘ceremoni’ të mirëfilltë dhe batuta spontane, filloi të nxirrte dhitë nga stallat. Dyshja ka vazhduar më tej me përkujdesjen ndaj kafshëve, duke treguar edhe një herë se, përveçse finalistë të fortë, janë edhe zemërgjerë dhe të dashur me gjithçka që i rrethon.

Atmosfera është e ngrohtë, me pak ditë të mbetura, dhe finalistët po e shijojnë çdo moment.