“Lum ajo që më ka”/ Big Mama-Big Bastës: Vesa është shtylla e shtëpisë, nuk mund të jesh si ajo
Një diskutim i zjarrtë ka ndezur verandën e Ferma VIP, teksa fermerët kanë hapur një debat interesant rreth ndarjes së punëve dhe rolit të secilit brenda shtëpisë. Big Mama i tha Big Bastës e bashkëshortja e tij, Vesa Luma është më e zonja sesa fermeri në punët e shtëpisë.
Gjithçka nisi kur Big Mama vlerësoi punën e Vesës, duke iu drejtuar Bastës: “Nuk po them që nuk je punëtor, por prap Vesa është shtylla e shtëpisë!” Kjo deklaratë hapi rrugën për shkëmbime batutash dhe mendimesh.
Big Basta, me humor, iu përgjigj: “Ka gjetur tenxherja kapakun!” por Big Mama nuk u ndal, duke këmbëngulur.
Ndërsa debati vazhdonte, Andrea ndërhyri me një vëzhgim të fortë: “Jo vetëm sa Vesa, por asnjë burrë nuk mundet sa një femër!”
Megjithatë, Andrea e mbylli diskutimin me një mesazh të rëndësishëm: “Secili ka barazi gjinore dhe cilësitë e tij. Ne nuk duhet të hamë inate.” Duke theksuar rëndësinë e barazisë dhe vlerësimit të kontributit individual, pavarësisht gjinisë.
Pjesë nga biseda:
Big Mama: Nuk po them që nuk je punëtor, por prap Vesa është shtylla e shtëpisë
Big Basta: Ka gjetur tenxherja kapakun
Big Mama: E ka gjetur, por nuk mundesh të jesh sa Vesa mos më nervozo
Basta: Lum Vesa që më ka
Mama: Lum dhe ti që e ke
Basta: Gjithashtu
Andrea: Jo vetëm sa Vesa, por asnjë burrë nuk mundet sa një femër
Big Mama: Në shtëpi, dora e gruas është
Andrea: Secili ka barazi gjinore dhe cilësitë e tij. Ne nuk duhet të hamë inate