Erandi dhe Big Basta diskutojnë me njëri-tjetrin: Ja çfarë konsiderohet luks këtu
Një debat interesant ka shpërthyer mes Big Bastës dhe Erandit në Ferma VIP, duke sjellë në pah pikëpamje të ndryshme mbi luksin dhe mundësinë e zgjedhjes. Ajo që nisi si një shkëmbim batutash u kthye në një diskutim thelbi, teksa fermerët shprehën mendimet e tyre mbi këto koncepte.
Biseda nisi me Big Bastën që provokoi Erandin me pyetjen: “Po s’pate me zgjedh, zgjidh!”, duke nënkuptuar vështirësinë e të zgjedhurit kur opsionet mungojnë.
Ndërsa, Big Basta ofroi një perspektivë tjetër, duke thënë: “Të zgjedhësh është luks”. Kjo shprehje ngriti pyetjen nëse zgjedhja është një privilegj i pak njerëzve apo një e drejtë themelore.
Por Erandi ishte ai që dha një përkufizim krejt tjetër të luksit brenda kontekstit të fermës: “Luks këtu është të hash bukë edhe me u hap kështu (hap krahët). Ky është luksi këtu”. Me këtë gjest dhe fjalë, Erandi nënvizoi se në një mjedis si Ferma VIP, ku resurset janë shpesh të kufizuara, vetë ekzistenca dhe liria e veprimit janë luks i vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: Po s’pate me zgjedh, zgjidh
Erandi: Je kot,
Basta: Çfarë do kishe zgjedhur
Erandi: Duhet të kesh që të zgjedhësh
Basta: Të zgjedhësh është luks
Erandi: Luks këtu është të hash bukë edhe me u hap kështu (hap krahët). Ky është luksi këtu