“Gocat e bukura”/Erandi dhe Big Basta fillojnë punët në stalla duke i përkëdhelur
Pas një mëngjesi të qetë të kaluar mes kafes dhe bisedave të ngrohta, finalistët e fermës, Big Basta dhe Erandi, janë drejtuar drejt stallave, aty ku kafshët i prisnin me padurim. Siç e do tashmë zakoni në fermë, dita nuk nis pa një dozë të mirë dashurie dhe përkujdesjeje për kafshët.
Big Basta dhe Erandi kanë shpërndarë përqafime, përkëdhelje dhe fjalë të ëmbla për secilën prej tyre, duke i trajtuar me butësi e dashuri, “si goca të bukura”, siç shprehen shpesh me humor. Me përkushtim të plotë, të dy fermerët kanë nisur të pastrojnë dhe të ushqejnë kafshët, duke treguar se lidhja që kanë krijuar me to shkon përtej detyrës është emocionale dhe autentike.
Një nga momentet më të ëmbla ishte kur ata kaluan kohë me Ozzin, një nga kafshët më të dashura të fermës. Me përkëdhelje të shumta dhe kujdes të veçantë, Big Basta dhe Erandi treguan edhe një herë sa të lidhur janë me jetën në fermë.
Kjo rutinë e përditshme është kthyer në një nga pjesët më të dashura për publikun, që vlerëson jo vetëm përkushtimin e tyre, por edhe ndjeshmërinë që kanë ndaj kafshëve. Ata nuk janë thjesht garues janë zemra të buta nën kapele fermeri.