loading

“Mos u dorzoni asnjëherë”/Teksa konsumon kafen e mëngjesit Big Basta përshëndet publikun

Një mëngjes i qetë ka zbarkuar në fermë, dhe dy finalistët  Big Basta dhe Erandi po e përjetojnë me reflektim dhe qetësi. Me filxhanin e kafes në dorë dhe me pamjen e mrekullueshme të natyrës përpara tyre, dyshja kanë ndarë momente të sinqerta dhe emocionale në ditët e fundit të eksperiencës së tyre në fermë.

Teksa shijon kafën e mëngjesit, Big Basta nuk ka harruar të përshëndesë publikun me një mesazh të fuqishëm motivues: “Mos u dorëzoni asnjëherë.”

Ndërkohë, bisedat mes tij dhe Erandit kanë marrë një tjetër drejtim të dy janë duke bërë plane për jetën pas fermës. Ata kanë shprehur dëshirën për të ruajtur kontaktet, për të qëndruar afër edhe jashtë këtij formati dhe ndoshta, për të ndërtuar një miqësi të qëndrueshme larg kamerave.

Ky mëngjes ndryshe, i mbushur me reflektim, qetësi dhe pozitivitet, ka treguar anën më të ndjeshme të dy finalistëve, të cilët ndonëse në garë, nuk kanë lënë pas respektin dhe vlerësimin për njëri-tjetrin.