loading

“Është e mrekullueshme…”/ Big Basta qëndron në verandë dhe shijon qetësinë e natyrës në fermë

Një mëngjes i qetë ka zbardhur në fermë dhe i pari që ka hapur sytë sot është as më pak e as më shumë se Big Basta. Reperi i njohur është zgjuar herët dhe ka dalë në oborr me filxhanin e kafes në dorë, duke shijuar në qetësi pamjen e mrekullueshme që ofron ferma.

Me një buzëqeshje të lehtë dhe në një atmosferë paqeje, Big Basta nuk ka harruar të përshëndesë publikun, duke u shprehur:
“Ta fitojë më i miri!”  një mesazh që tregon frymën pozitive me të cilën po e përjeton eksperiencën.

Pas disa minutash, me një tjetër filxhan kafeje në dorë, i është bashkuar edhe Erandi. Dy fermerët nisën bisedat e mëngjesit, në një atmosferë miqësore, duke ndarë mendime mbi ditën që i pret, sfidat e jetës në fermë dhe bashkëjetesën me fermerët e tjerë.