loading

Andueli: Ja çfarë do isha bërë nëse nuk do isha këngëtar

Një bisedë plot batuta dhe skenarë hipotetikë ka ndezur atmosferën sot në verandën e Ferma VIP, teksa fermerët shkëmbenin ide mbi të ardhmen dhe profesionet.

Andueli ka shprehur se, nëse nuk do t’i ishte futur muzikës, profesioni i tij do të ishte kriminalistika. Kjo deklaratë ngjalli interesin e fermerëve të tjerë.

Andrea, me humorin e tij karakteristik, e shpalli menjëherë Anduelin me një rol tjetër, duke i thënë se do t’i shkonte shumë të ishte deputet. Kjo ide duket se i pëlqeu edhe Anduelit, por jo pa një “kundërshtar” të papritur.

Big Basta, pa hezitim, u fut në lojë duke deklaruar se, nëse Andueli do të bëhej deputet, ata do të ishin kundërshtarë politikë. Kjo batutë solli të qeshura mes fermerëve, duke treguar dinamikën e tyre argëtuese dhe shpirtin e garës që i shoqëron edhe jashtë sfidave.

Ky moment relaksi dhe humori nxori në pah anën më të lirshme të fermerëve, duke i bërë më afër publikut dhe duke treguar se Ferma VIP ofron jo vetëm dramë, por edhe çaste të paharrueshme argëtimi.