“Me dhëmbë e me shpirt e mora finalen”, Andrea komenton sfidën që fitoi ndaj Yllit
Andrea është zyrtarisht finalisti i pestë i edicionit të parë të Ferma VIP, pasi fitoi sfidën e fortë të mbrëmshme kundër Yllit. Sot, në një bisedë me Anduelin, ai ndau emocionet e fitores dhe rrugëtimit drejt finales.
“E mora finalen me forcë e mora, me dhëmbë e me shpirt“, tha Andrea, duke theksuar vendosmërinë dhe sakrificën që i është dashur të bëjë për të arritur deri këtu.
Andueli, duke reflektuar mbi këtë arritje, shtoi: “Imagjino si mund të jetë kënaqur goca e vogël”.
Andrea, me një ndjenjë përgjegjësie dhe dashurie familjare, sqaroi: “Ajo e vogla mbase nuk kupton, por ajo e madhja i përjeton shumë”. Më pas, me një notë humori dhe butësie, ai shtoi: “Por më e vogël është plaka (mami)”.
Kjo frazë tregoi qartë se emocionet e fitores i shkonin në radhë të parë nënës së tij, e cila padyshim po e ndiqte me zemër rrugëtimin e tij.
Fitorja e Andreas shënon një moment kyç në Ferma VIP, duke plotësuar listën e finalistëve që do të garojnë për çmimin e madh. Kjo tregon qartë se beteja për fitore po bëhet gjithnjë e më intensive dhe emocionuese.