loading

“Ai u bë gazi i botës”/Big Basta dhe Andrea bisedojnë për Yllin

Pas një mëngjesi plot angazhime në fermë dhe bashkëpunimi në kuzhinë, finalistët Andrea dhe Big Basta janë tërhequr për një moment qetësie. Të ulur në oborr, me diellin që ndriçon ambientin e qetë të fermës, dy fermerët ndanë disa mendime të thella mbi lojën dhe personazhet që tashmë janë larguar nga gara.

Biseda u përqendrua fillimisht te Ylli, një nga të nominuarit e brendshëm në Prime. Andrea shprehu habinë dhe keqardhjen për sjelljen e tij të fundit: “Për një moment mendova se kur Ylli u kthye kundër jush, ishte pjesë e lojës…”, tha ai. Por përgjigjja e Big Bastës nuk vonoi: “U bë gazi i botës… E kam dashur fort si person, por ai u transformua menjëherë, nuk ishte më i njëjti.”

Pavarësisht zhgënjimit, të dy ranë dakord që çdo veprim është pjesë e një loje të madhe që ka ngarkesën e vet emocionale dhe strategjike. “Do ia lëmë lojës,” u shpreh Andrea, duke mbyllur këtë kapitull me një qasje të matur dhe sportive.

Më tej, Andrea shtoi edhe një reflektim tjetër të sinqertë, duke përmendur se ndoshta ai, Big Basta dhe Erandi i kanë prishur pa dashje lojën Elinarës,  fermeres tjetër të nominuar mbrëmë. Ishte një moment vetëkritike, por edhe mirëkuptimi për rrjedhën që mori loja për secilin.

Ju Rekomandojmë