“Më fal për sot…”/Big Basta vazhdon me punët Andrea e ndihmon
Ndërkohë, atmosfera në fermë mbetet e qetë por e mbushur me emocione. Finalja po afrohet dhe çdo moment po merr më shumë peshë!..
Në “Ferma Vip”, dita ka nisur me ritëm të ndryshëm për secilin prej pesë finalistëve. Teksa finalja po afron dhe emocionet sa vijnë e rriten, fermerët po përpiqen të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë ditën me angazhime të zakonshme.
Big Basta dhe Erandi kanë marrë përsipër punët në fermë. Big Basta, me energjinë dhe përkushtimin që e ka karakterizuar gjatë gjithë edicionit, është parë duke pastruar oborrin dhe larë verandën me kujdes të madh, duke dhënë shembullin e një lojtari të përkushtuar deri në fund.
Ndërkohë, Andrea, që këtë mëngjes zgjodhi një ritëm më të qetë, i ka kërkuar falje Big Bastës që nuk mundi ta ndihmojë në punët e ditës. “Më vjen keq që sot nuk të ndihmova” Ky moment i sinqertë mes dy finalistëve ka treguar edhe një herë respektin dhe mirëkuptimin që është krijuar mes fermerëve në këtë fazë të fundit.