loading

“Nuk duan të më thonë ti nuk fitove dot”/ Big Mama bisedon me Andrean për finalen

Dita ka nisur me ritëm të qetë, por plot emocione për pesë finalistët e “Ferma Vip” .Teksa Big Basta dhe Erandi vazhdojnë të përkushtohen me kujdes ndaj punëve në fermë, duke u marrë me kafshët me përkëdheljen dhe dashurinë që i ka karakterizuar gjatë gjithë lojës, pjesa tjetër e finalistëve ka zgjedhur një mëngjes pak më ndryshe.

Andrea dhe Big Mama janë zgjuar më vonë dhe e kanë nisur ditën me një kafe, e cila është përgatitur nga Andrea. Në një moment relaksi dhe mirëkuptimi mes tyre, Big Mama i ka bërë vetes dhe Andreas një masazh të lehtë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë mes finalistëve që për disa javë kanë ndarë gjithçka me njëri-tjetrin.

Pas mëngjesit, biseda natyrshëm ka rrëshqitur drejt finales. Big Mama është shprehur me bindje dhe siguri për ecurinë e saj në këtë rrugëtim. “E dija që ky do të ishte rezultati i finales. Ne do të ishim aty,”  tha ajo. Më tej, Andrea ndau edhe ndjesitë e tij personale, duke shtuar: “Nuk duan të më thonë ‘ti nuk fitove dot’.” Një deklaratë që lë të kuptohet se për të, edhe të qenit finaliste është një fitore më vete.

Ndërkohë, atmosfera në fermë mbetet e qetë por e mbushur me emocione. Finalja po afrohet dhe çdo moment po merr më shumë peshë!