loading

Në televotim kokë më kokë me Andrean, Elinara: Më kanë sulmuar të gjithë fermerët!

Andrea dhe Elinara janë në një televotim “kokë më kokë” ku njëri prej tyre do të heqë dorë nga çmimi i madh i Ferma VIP 2në finalen e 20 qershorit.

Elinara tha se gjatë këtyre ditëve është ndjerë e sulmuar nga disa fermerë.

“Ka qenë një javë intensive. Unë kam qenë e atakuar, e sulmuar nga gjithë fermerët. Më së shumti nga Ylli. Ka qenë Ylli protagonisti”, tha Elinara.

Nga ana tjetër, Andrea deklaroi se këtë javë e ka shijuar.

“Shumë më ndryshe nga Elinara. Kam qenë më i thjeshtë. Kam një lloj emocioni. Është një emocion i bukur. Kam dashur ta përjetoj deri sa të dalë rezultati”, u shpreh Andrea.

Ju Rekomandojmë