loading

Një eliminim kokë më kokë dhe 5 finalistë, surpriza dhe plot të papritura në gjysmëfinalen e Ferma Vip 2

Numërimi mbrapsht ka nisur! Me finalen që po afron me shpejtësi, Ferma VIP po arrin kulmin e emocioneve dhe tensionit. Vetëm 5 ditë na ndajnë nga shpallja e fituesit të edicionit të dytë dhe adrenalina është në nivele maksimale!

Finalistët e Parë: Forcë, Guxim dhe Strategji!

Tre fermerë kanë siguruar tashmë vendin e tyre në finale, duke dëshmuar forcë, guxim dhe strategji të patëmetë përgjatë gjithë lojës. Ata janë: Erandi, Big Mama dhe Big Basta.

Këta tre konkurrentë kanë spikatur me performancat e tyre dhe tashmë presin me ankth rezultatin përfundimtar.

Beteja e Fundit për Finalen: Kush do iu bashkohet 3 finalistëve të tjerë

Gara për finalen nuk ka përfunduar për katër fermerët e tjerë të mbetur në lojë: Ylli, Andueli, Andrea dhe Elinara.

Sonte, syri i publikut do të jetë i drejtuar te Andrea dhe Elinara, të cilët do të përballen në një televotim kokë më kokë. Vota e publikut do të jetë përcaktuese se cili prej tyre do të ndërpresë rrugëtimin dhe kush do të vijojë garën deri më datë 20 qershor.

Fundjava në “Ferma VIP” ka qenë plot dinamizëm. Strategjitë e lojës kanë arritur nivelet më të larta, pasi çdo lëvizje apo shfaqje dobësie mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta te çdo konkurrent. Fermerët kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm në përpjekje për të mbajtur pozitat e tyre, duke e bërë çdo moment të shfaqjes tejet interesant.

Një finale e jashtëzakonshme po afrohet!

Me vetëm pak ditë të mbetura, tensioni është tejet i lartë dhe askush nuk mund të parashikojë se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni. Megjithatë, një gjë është e sigurt: spektakli do të arrijë kulmin e tij dhe do të mbetet në mendjen e publikut për një kohë të gjatë!

Për më shumë zhvillime, ndiqni natën e gjysmëfinales dhe përgatituni për një finale të jashtëzakonshme vetëm në ekranin e Vizion Plus dhe dy kanaleve të dedikuara të platformës Tring!

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 23-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë