loading

“E meritoni të dy…”, Ylli i kthen përgjigje Andreas për pyetjen e nominimit mes tij dhe Elinarës

Ferma VIP po afron drejt një tjetër eliminimi dhe tensioni po ndihet mes fermerëve. Teksa po ndizte zjarrin për një barbeque në verandë, Andrea nuk ka duruar dot dhe ka pyetur Yllin për parashikimin e tij: kush mendon se do të eliminohet, ai apo Elinara?

Biseda nisi me një notë lehtësimi nga Ylli. “Je mërzitur, mos e vrit mendjen se vjen e premtja,” i tha ai Andreas, duke u përpjekur ta qetësonte. Andrea, me humor, u përgjigj: “Edhe ik thua ëë?” Dhe Ylli, në stilin e tij, shtoi: “Jo ore, ikim të gjithë.”

Megjithatë, Andrea këmbënguli në pyetjen e tij thelbësore: “Kush mendon ti që del midis meje dhe Elinarës?”

Por, ndryshe nga pritshmëria, nuk ishte Ylli ai që dha parashikimin. Pas pak, Ylli filloi të analizojë situatën dhe tha se Elinara duhet të dalë nga Ferma në televotimin e ardhshëm.

Pjesë:

Ylli: Je mërzitur, mos e vrit mendjen se vjen e premtja..

Andrea: Edhe ik thua ëë?

Ylli: Jo more, ikim të gjithë

Andrea: Kush mendon ti që del midis meje dhe Eliranës?

Ylli: Nuk e di, nuk e kam menduar. A bën ta mendoj pak, ta konstatoj. Për 10 minuta të tregoj

Andrea: Mirë

Ylli: E meritoni të dy të dilni, se keni dhënë shumë për këtë shtëpi. Por, ajo nuk ka dhënë aq shumë sa ne të tjerët. Kohët e fundit ajo ka ndryshuar lojën dhe publiku e ka kuptuar, futet nëpër debatet e tjerëve. Unë mendoj se del Elinara. Edhe pjesa me Erandin është sketch, më duket here fallco here real. Duhet të dalë Elinara.

Analiza e thellë e Yllit tregon se sa shumë janë përfshirë fermerët në dinamikat e lojës dhe se sa vëzhgues janë ndaj sjelljeve të njëri-tjetrit. Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i tij do të dalë i saktë këtë të hënë.

Ju Rekomandojmë