loading

“Na keni çarë kokën”, Elinara përplaset me Anduelin: Gjej ndonjë tjetër…

Qetësia që kishte mbizotëruar në fermë u trondit sot pas një përplasjeje mes dy fermerëve, Elinarës dhe Anduelit, të cilët përfaqësojnë dy grupet të ndryshme në fermë.

Siç dihet, ferma është e ndarë në dy grupe, edhe pse këtë gatimi nuk  është një nga fushat ku ndodhin shpesh ndasi këtë herë mënyra e gatimit ka qënë shumë ndryshe nga herët e tjera . Pas një pyetjeje të thjeshtë nga Andueli, “Për kë do gatuash?”, Elinara u përgjigj se do të gatuante katër vezë për veten, Yllin, Erandin dhe Big Bastën. Kjo përgjigje e thjeshtë shkaktoi një reagim të ashpër nga Andueli, i cili tha: “Na keni çarë kokën!”

Reagimi i Anduelit e shqetësoi Elinarën, e cila nuk e priti mirë këtë koment. Ajo e quajti sjelljen e tij “shtazore” dhe theksoi se një komunikim i tillë ishte i papranueshëm. “Po bëni sjellje shtazore, dhe kjo nuk është normale,” u shpreh Elinara, duke shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e saj.

Në momentin e tensionuar, Andrea, një tjetër fermer i fermës, iu afrua Anduelit dhe i tha se ata, “nuk janë artistë, por vetëm njerëz që ikin dhe vijnë të turbulluar.” Tensionet mes grupeve në fermë janë të zakonshme, por ky përplasje ka nxjerrë në pah një aspekt të rëndësishëm ndarja e thellë e mendimeve dhe qasjes mes dy grupeve. Shumë fermerë shohin këtë incident si një paralajmërim për një situatë të mundshme të shpërthimeve të tjera në të ardhmen.

Ju Rekomandojmë