loading

“Këta mendojnë se janë në kënd lojrash”/ Erandi bisedon me Big Bastën për fermerët

Një tjetër mëngjes i trazuar në fermë! Teksa pjesa më e madhe e fermerëve po zgjoheshin ngadalë dhe pa shumë zhurmë, Big Basta dhe Erandi ishin ndër të parët që u çuan, si zakonisht. Dyshja nisi ditën me një kafe por biseda e tyre mori shpejt një kthesë të tensionuar.

Në fokus të diskutimit ishte Andrea. “I kam zgjuar me kafe e muzikë… se unë jam artist, nuk i meritoj këto fjalë,” u dëgjua të thoshte Erandi, duke shprehur hapur pakënaqësinë për komentet që Andrea kishte bërë më herët. Ndërkohë, edhe Erandi nuk i kurseu komentet kritike, sidomos ndaj mënyrës si po zhvillohet loja në fermë.

Tensioni kulmoi kur Erandi u shpreh me nervozizëm për Yllin: Nuk bën dot lojë me mua, unë jam në rregull!” – duke lënë të kuptohet se ai nuk është i gatshëm të tolerojë sjellje që ai i sheh si të padrejta ose manipulime brenda lojës.

Big Basta ndërhyri për ta qetësuar, duke i thënë: Nuk e kishte me ty lojën…”  një përpjekje për të ulur tonet, por që duket se nuk e zbuti plotësisht situatën.

Ndërsa atmosfera në fermë bëhet çdo ditë më e nxehtë, rivalitetet po dalin hapur dhe lojtarët po rritet sidomos tani që finalja është afër.

 

Ju Rekomandojmë