“Analizat i ke shumë të cekta”/ Andrea ironizon Big Bastën dhe Yllin
Mëngjesi në fermë ka nisur i trazuar. Ndërsa të gjithë janë zgjuar duke ndjekur rutinën e tyre të zakonshme, tensioni ka qenë i pranishëm që në orët e para. Kunja të fshehura, nënqeshje ironike dhe përplasje të vogla kanë shoqëruar këtë fillim dite, ku Andrea ka qenë protagonist.
Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si po luhet loja nga ana e disa fermerëve, veçanërisht duke e pasur në shënjestër Big Bastën, Erandin dhe Yllin. Sipas Andeas, disa pjesëmarrës po përdorin taktika jo të sinqerta për të fituar pëlqimin e publikut dhe për të manipuluar situatat në fermë.
Deklaratat e tij nuk kaluan pa përgjigje. Big Basta nuk vonoi të replikonte dhe me ironi iu drejtua Andeas: “Mos ia thuaj analizën tënde Anduelit se i ke të cekta, i ke të dobëta!”. Ylli gjithashtu ka shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës se si Andrea e ka trajtuar situatën.