loading

“Po planifikojnë diçka, unë do ta zbuloj”/Big Mama bisedon me Anduelin

Teksa një pjesë e fermerëve po shijonin mëngjesin mes shaka dhe planeve artistike, në anën tjetër të verandës atmosfera ishte krejt ndryshe. Big Mama dhe Andueli, të zgjuar pak më vonë, po shijonin kafen e mëngjesit dhe qetësinë e natyrës, por nuk mund t’i shmangeshin bisedave më serioze.

Të dy ndanë mes tyre disa shqetësime që i kanë përndjekur këto dy ditë të fundit në fermë. Big Mama u shpreh e shqetësuar për sjelljen e Erandit dhe Big Bastës: “I kam vënë re këto ditë, po sillen si fëmijë. Po planifikojnë diçka!”  tha ajo me ton dyshues. Andueli e këshilloi të mos merrej me ta, duke shtuar: “Lëri, nuk ja vlen!”

Por Big Mama ngulte këmbë se ka një ndjesi se ata dy kanë diçka kundër Yllit: “E duan ta bëjnë nervoz, e bëjnë me qëllim!” – u shpreh ajo.

Në atë moment, edhe vetë Ylli iu afrua dyshes dhe tregoi shqetësimin e tij. Ai rrëfeu se mes tij dhe Big Bastës ka pasur një debat për një fjalë të vetme, e cila ka shkaktuar një përplasje të panevojshme. “As sot nuk më zgjoi… nuk di çfarë i kam bërë,” tha Ylli, i zhgënjyer.

Big Mama e këshilloi të ruajë qetësinë dhe të mos bëhet pjesë e tensionit. “Mos e merr me zemër, lëri të bëjnë lojën e tyre,” i tha ajo.
Andueli përforcoi mendimin: “Kjo është një lojë pa lidhje.”

Mbetet për t’u parë se si do zhvillohen raportet mes fermerëve dhe nëse tensionet do të qetësohen apo do të thellohen edhe më tej…

Ju Rekomandojmë