loading

Atmosferë e veçantë në Ferma Vip 2, fermerët bëjnë shëtitje me kuaj

Pas njoftimit emocionues të Agait, Ferma VIP është kthyer sot në një arenë të vërtetë hipizmi, duke ofruar pamje spektakolare dhe plot të qeshura. Fermerët, të shoqëruar nga instruktorët e Equos Resort dhe kuajt madhështorë, filluan shëtitjet e tyre, duke përjetuar emocione të papërshkrueshme.

‘Specialisti i vogël’ dha një super performancë duke kalëruar me mjeshtëri. Të pranishmit mbetën të mahnitur nga aftësitë e tij, duke e komplimentuar me shprehjen: “Lum ajo që do e marrë…”

Andueli ishte një nga të parët që guxoi të bënte xhiro me kalë, duke treguar një qasje të natyrshme. Specialistja bëri batuta me fermerin teksa i tha “Edhe pak do të të marrim në gara”.

Më pas ishte rradha e dyshes Erandi dhe Big Basta, të cilët gjithashtu shijuan shëtitjen me kuaj. Big Basta me humorin e tij bërtiti: “Po iki në Krujë!”, duke bërë të qeshin të gjithë rreth e rrotull.

Ylli gjithashtu provoi të kalëronte, ndërsa specialistja e ndihmoi duke e udhëzuar si të përdorte frerët e kalit, duke i dhënë besim dhe siguri.

Momente frike, por plot humor përjetoi Big Mama, e cila edhe pse shprehu frikën e saj me shprehjen “I mbusha pantallonat…”, nuk ngurroi të hipte mbi kalë. Ajo paralajmëroi instruktorin me shprehjen: “Mos gabo ta lëshosh!”, duke shkaktuar të qeshura të tjera mes të pranishmëve.

Andrea dhe Elinara gjithashtu shijuan shëtitjen me kuaj, duke sjellë buzëqeshje dhe një atmosferë pozitive në fermë.

Kjo eksperiencë e veçantë me kuajt jo vetëm që shtoi adrenalinën në Ferma VIP, por gjithashtu nxori në pah guximin, humorin dhe aftësitë e ndryshme të fermerëve.

Ju Rekomandojmë