loading

“Ti i ke fajet…”/ Elinara përgatit bukën , Ylli ‘ngacmon’ Andrea

Pas një dite të ngarkuar me punë në stalla, ku Big Basta dhe Erandi ishin të angazhuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kushteve për kafshët, puna në fermë ka kaluar në një tjetër fazë. Pasi kanë përfunduar detyrat e tyre, dy fermerët janë bashkuar me Yllin dhe Elinarën, që janë të angazhuar në gatimin e ushqimit dhe përgatitjen e produkteve të fermës.

Elinara, me përkushtim dhe saktësi, është duke përgatitur bukën. Ndërkohë, Ylli po kujdeset për gatimin dhe përgatitjen e qumështit. Puna e Yllit dhe Elinarës në kuzhinë është po aq e rëndësishme sa ajo e Big Bastës dhe Erandit në stalla. Ata bashkëpunojnë ngushtë për të siguruar që gjithçka në fermë të jetë në rend dhe se produktet që dalin nga ajo janë të freskëta dhe të shijshme. Një moment ‘ngacmimi’ ishte ai i Ylli ndaj Andrea ku ai i thotë: “mirëngjesi o Andrea”, ndërkohë fermeri nuk i  kthen përgjigjie fare dhe largohet. Të dy fermerët kthen duke qeshur dhe Elinara që thotë: “na vrau”, pasi fermeri mbyll derën duke e përplasur.