loading

“Ethet” e finales së madhe/ Surpriza, sfida dhe një eliminim; çfarë pritet të ndodhë sot në natën e 21 live të Ferma Vip 2?

Një tjetër fundjavë u mbyll në Ferma VIP e cila ka qenë plot tensione, përplasje dhe zhvillime të papritura. Pavarësisht se na ndajnë thuajse 10 ditë nga finalja e madhe, ndryshimi i rregullave nga Agai gjatë Prime-n e së premtes ka ndryshuar rrjedhën e lojës.

Vendimi për të hequr kryefermerin dhe për të lejuar që të gjithë fermerët të punojnë bashkë, pa një udhëheqës të caktuar, ka shkaktuar përplasje të forta mes konkurrentëve. Ky ndryshim ka ngritur mosbindje të shumta lidhur me mënyrën e organizimit të fermës dhe ka rritur tensionet brenda grupit.

Një tjetër moment që ka tronditur atmosferën është televotimi i hapur për të zgjedhur fermerin që do të vazhdojë drejt finales. Ky votim ka shkaktuar pasiguri dhe ka sjellë një valë tensioni, pasi katër më pak të votuarit do të duhet të përballen në një sfidë individuale për të siguruar “mbijetesën” në lojë.

Ndërkohë, pas shpalljes së Big Mamës si finalistja e parë e edicionit të 2-të, mbrëmjen e sotme është radha e një tjetër fermeri që do të vijojë drejt finales. Cili prej tyre do të jetë më i mbështetur nga publiku, teksa katër më pak të votuarit do të duhet të përballen  në një sfidë individuale.

Mes lojës dhe strategjive, fermerët nuk harrojnë qëllimin e tyre kryesor: të qëndrojnë sa më gjatë në lojë dhe të fitojnë mbështetjen e publikut. Sfidat që janë organizuar nga Agai i kanë dhënë një ritëm të ri dinamikës së Fermës, duke rritur tensionin dhe duke sjellë zhvillime të papritura pas çdo përballjeje.

Për të mos humbur asnjë moment të këtij Prime-i plot drama, emocion dhe surpriza, qëndroni me ne dhe ndiqni spektaklin që po mban të gjithë Shqipërinë në ankth!

Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe dy opinionistëve “pikantë” Zhaku dhe Kastro, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 21-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë