“Ata që i kanë fshehur i kanë kthyer sërish”, Ylli gjen cigaret në raftin e rrobave
Një tjetër ngjarje e papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”, këtë herë rreth një përpjekjeje të pabesueshme për të fshehur cigaret. Pas një periudhe kërkimesh dhe dyshimesh mes fermerëve, Ylli ka gjetur cigaret e tij në raftin e rrobave.
Pasi ishte vënë në dyshim se disa fermerë mund t’i kishin fshehur cigaret për të shmangur rregullat e fermës, Ylli ka shpërthyer me një deklaratë të papritur:
“Ata që i kanë fshehur i ka kthyer sërish”, i ka thënë ai Erandit dhe fermerëve të tjerë, duke treguar se tashmë cigaret i kishte gjetur.
Momenti ka krijuar një atmosferë tensioni dhe ngacmimi mes fermerëve, ndërsa disa nga ata kanë filluar të heqin dorë nga gënjeshtrat dhe të pranojnë se ato cigare ishin fshehur.