loading

Andrea dhe Erandi sherr për letrat higjienike: Kush i ka marrë?

Një tjetër debat i nxehtë ka shpërthyer në “Ferma VIP” pas një ngjarje që ka shqetësuar disa nga fermerët. Pas një sërë ngjarjesh të pazakonta, Andrea dhe Erandi janë përfshirë në një përplasje të ashpër lidhur me një çështje të thjeshtë, por që ka shpërthyer tensionet mes tyre: letrat higjienike dhe kafja.

Tensioni ka nisur kur Andrea ka filluar të kërkojë letrat higjienike, të cilat janë zhdukur papritur dhe ka akuzuar Erandin për fshehjen e tyre. Andrea ka kërkuar të dijë se kush i ka marrë letrat dhe ka reaguar fort.

Erandi, nga ana tjetër, ka hedhur akuza të forta ndaj Andreas, teksa i tha se letrat i ka marrë vetë ai, ose Andueli dhe Big Mama.

Tensioni ka vazhduar me akuza të tjera dhe një përplasje të ashpër mes tyre. Erandi është shprehur se po e penalizon duke u bazuar te kafja.

Në këtë moment, Andueli është përpjekur të qetësojë situatën, duke betuar se ai nuk ka lidhje me humbjen e letrave higjienike.

Megjithatë, debati nuk është mbyllur me kaq, dhe Andrea ka kërkuar që Erandi të flasë me Big Bastën ose Yllin për të zgjidhur këtë çështje, duke i hedhur më tej akuza.

Debati ka vijuar për disa minuta me akuza dhe tone të ashpra, ku edhe fermerët e tjerë janë përfshirë në diskutime dhe kanë shprehur mendimet e tyre. Situata ka bërë që tensioni të rritej në të gjithë fermën, duke i lënë të gjithë në pritje të një zgjidhjeje për këtë çështje.

Pjesë nga debati:

Erandi: O Andrea sille kafen, mos luaj me kafen po të them

Andrea: Erand jo, të lutem

Erandi: Mos më prek me dorë

Andrea: As ti mos fut dorën. Gjeni letrat ku janë letrat

Erandi: letrat i keni marrë ju dhe mos e bëj këtë gjë

Andrea: për kokë të fëmijëve jo

Erandi: Ti i ke marrë, ose Andueli ose Big Mama. Pse ma merr kafen mua?

Andrea: Nxirrni letrat kush i ka marrë, nuk e kam marrë kafen, e ke atje. Dua letrat

Erandi: Pse më penalizon mua

Andrea: Gjejini kush i ka marrë

Erandi: Po ju më i keni marrë, ose ti, ose ai ose Big Mama

Andueli: Unë betohem për familjen që jo

Andrea: Shko fol me Big Bastën ose me Yllin. Kush je ti, pse hedh akuza te unë?

Erandi: Se më ke marrë kafen