Zhvillohet sfida, Ylli mund Anduelin; çfarë ndodh me Nennën?
Nenna është fermerja që ndërpret rrugëtimin në Ferma Vip 2, duke mos patur mundësinë të prekë finalen e madhe të 20 qershorit.
Nenna dhe Ylli ishin dy fermerët më pak të votuar nga publiku, dhe me për herë të parë në këtë edicion sipas rregullave të formatit, dy fermerët do të përballeshin me një sfidë direkte me njëri-tjetrin, ku ai që humbiste largohej.
Por ndryshe nga herët e tjera, duke qenë se sfida ishte fizike fermerja femër kishte të drejtë që t’i ngarkonte sfidën e saj një fermeri tjetër që të luftonte në emër të saj.
Duke para se sfida ishte mjaft e fortë fizikisht Nenna zgjodhi Anduelin si përfaqësues, i cili u përball me Yllin.
Një sfidë shumë e fortë, por në fund ishte Ylli ai që fitoi.
Pas fitores Ylli u shpreh se do t’i linte fitoren Nennes, por meqënëse ajo bëri një tjetër zgjedhje, ai dha maksimumin.
“E kisha vendosur që do ta lija Nennen që të fitonte, por duke qenë se ajo bëri këtë zgjedhje, vetëm nga inati fitova”, tha Ylli.