loading

Mbajti me hatër Esterin gjatë rolit të tij si kryefermer? Përgjigjet Andueli: Jam shumë i kënaqur…

Temperaturat po rriten në Ferma VIP, dhe këtë herë jo për shkak të motit, por për shkak të tensioneve mes fermerëve. Gjatë një diskutimi të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, disa nga fermerët kanë akuzuar kryefermerin Anduelin se ka mbajtur me hatër Esterin gjatë periudhës së tij në drejtim të fermës.

Në përpjekje për të mbrojtur vendimet e marra, Andueli u shpreh:

“Jam munduar që punët t’i ndaj në mënyrë sa më të drejtë për të gjithë. Nuk e kam favorizuar Esterin, përkundrazi më ka ndihmuar shumë së bashku me Andrean, Big Mamën, Erandin, Elinarën… Jemi munduar të bëjmë punët si duhet. Jam i kënaqur me secilin fermer.”

Megjithatë, Elinara nuk u tregua aq diplomatike, duke e pranuar hapur se favorizimi ka qenë i dukshëm në ditët e para:

“Ditët e para e ka mbajtur pak me hatër, po unë e kuptoj, se kanë një miqësi së bashku. Duke parë dhe moshën e Esterit, unë e pranoj atë gjë. Nuk ka qenë e detyruar të bëjë punë të rënda.”

Deklarata e saj u shoqërua me një koment ironik nga Ester: “Na me na, ti…”, por Elinara nuk hoqi dorë:

“Të ka mbajtur me hatër, mos ta mohojmë kot.”

Në këtë debat u përfshi edhe Andrea, i cili e mbështeti Elinarën:

“E ka mbajtur me hatër se punët e Esterit i kam bërë unë.”

Ndërsa Esteri, me ton mbrojtës, u përgjigj shkurt:

“Po rri ore, çfarë punësh ke bërë ti?”

Ky shkëmbim replikash ka ndezur diskutimet si brenda fermës, ashtu edhe jashtë saj. Duket se roli i kryefermerit, përveçse kërkon drejtim, sjell edhe përgjegjësi që shpesh mund të interpretohen si padrejtësi. A është Andueli realisht i njëanshëm apo është fjala vetëm për perceptime personale? Kjo mbetet për t’u parë në ditët e mbetura të lojës.

Një gjë është e sigurt: Ferma VIP po i afrohet finales me tensione në rritje dhe dinamika që sa vijnë e thellohen.