“Jemi kaq pranë finales…”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 20-të live të Ferma Vip 2
Teksa Ferma VIP i afrohet finales së madhe, emocionet janë të pashmangshme. Në hyrje të spektaklit të sotëm, moderatorja Luana Vjollca ndau me publikun një mesazh të ndjerë, që përmbledh gjithë përvojën dhe përjetimet e këtij edicioni.
“Jemi kaq pranë finales, e kur vjen fundi nostalgjia bën të vetën. Ky do të jetë vetëm një kapitull në jetën e tyre e po ashtu një kapitull në jetën tonë. Por, unë them që është bukur kur kapitujt i mbajmë në sipërfaqe të kujtimeve dhe nuk i fusim thellë për t’ia fshehur ndonjëherë edhe vetes.
Ndoshta, kam qenë e tepërt gjatë gjithë këtyre episodeve duke thërritur të tre ne në fakt (Zhaku dhe Kastro) energjinë pozitive, fjalët e bukura, qytetarinë, dashurinë mes tyre, por këto do të ishin rruga e vetme për të përfaqësuar bukur figurën që secili prej tyre e ka ndërtuar me kaq shumë mund e punë ndër vite. Një ditë do të jemi e shkuara e gjithsecilit, le të jemi një e shkuar që na bën të jemi krenarë”, tha ndër të tjera moderatorja.
Mes reflektimit dhe ndjeshmërisë, Luana uroi edhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të gjithë ndjekësit e formatit.
Mbrëmja e sotme në Ferma VIP premton të jetë vendimtare dhe plot surpriza:
Do të shpallet finalisti i parë i këtij sezoni dhe njëri nga fermerët do të përballet me një eliminim të papritur.