loading

Nata e 20-të live/ Surpriza dhe emocione pafund, cili fermer do të jetë finalisti/ja e parë e Ferma Vip 2?

Teksa kanë mbetur më pak se 15 ditë nga përfundimi i “Ferma Vip 2” kjo javë ka patur diskutime të forta, dinamika, si dhe shumë momente emocionuese.

Mbrëmja e sotme në Ferma VIP pritet të jetë ndër më vendimtaret e këtij sezoni. Një televotim i hapur që prej së hënës do të shpallë finalistin e parë të këtij edicioni të dytë, ndërsa publiku do të ketë në dorë fatin e fermerëve.

Përveç shpalljes së finalistit, dy nga fermerët më pak të votuar do të përballen në një sfidë kokë më kokë, e cila do të vendosë se kush do të vijojë rrugëtimin dhe kush do të largohet. Njëri prej 9 konkurrentëve të mbetur do të ndërpresë përfundimisht garën për çmimin e madh.

Java nuk ka qenë aspak e qetë në Fermë. Agai ka sjellë dinamika të reja, duke krijuar tensione mes fermerëve. Një nga momentet më të forta ishte ai kur kryefermeri Andueli u vu përballë një zgjedhjeje: të përzgjidhte tre fermerët më pak punëtorë ose më pak të bindur ndaj udhëzimeve të tij, të cilët do të dërgoheshin në shtëpinë e Fakirit. Zgjedhja ra mbi Nennën, Yllin dhe Big Bastën, vendim që u prit me diskutime dhe reagime të ndryshme brenda fermës.

Por nuk mbaron këtu. Agai, edhe këtë javë, surprizoi me një tjetër të papritur: fakirëve u është besuar një mision sekret, i cili ka krijuar momente tensioni dhe debate të forta mes fermerëve.

Spektakli i sotëm pritet të sjellë emocione dhe kthesa të papritura në lojën që po bëhet gjithnjë e më e fortë në Ferma VIP 2.

Për të mos humbur asnjë moment të këtij Prime-i plot drama, emocion dhe surpriza, qëndroni me ne dhe ndiqni spektaklin që po mban të gjithë Shqipërinë në ankth!

Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe dy opinionistëve “pikantë” Zhaku dhe Kastro, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 20-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…