loading

“I ka dal fytyra”/ Big Basta dhe Ylli hedhin kunja për Andrean

Pas një periudhe të qetë, ku fermerët shijuan diellin pranë pishinës, tensionet nuk kanë munguar. Një përplasje e papritur ka shpërthyer mes Andrea dhe Anduelit përballë Big Bastës dhe Yllit, duke shpërthyer një debat të ashpër që tronditi atmosferën.

Në fillim, Ylli ka thënë disa fjalë për Andrean, duke i dalë fytyra dhe duke e kritikuar atë për sjelljen e tij. Andueli nga ana tjetwr wshtw siguaruar ta shijoj nw maksimum pishinwn duke u hedhur dhe luajtur mbrenda nw pishinw. Por, Big Basta ka reaguar ashpër, duke i thënë Anduelit: “Si mund të laheshe në ujë të pisët?”  një koment që nuk ka kaluar pa pasojat e tij.

Përplasja ka marrë një kthesë më të tensionuar kur Ylli ka kaluar pranë Andre-s, dhe ky i fundit e ka akuzuar se po e “pështynte” para tij. Ylli është përgjigjur, duke theksuar se akuzat e Andrea- nuk ishin të vërteta. Por tensionet janë rritur kur Andrea ka shpërthyer, duke e quajtur Yllin një “njeri të lig”. Të katër fermerët kanë pasur dhe kanë konflikte të hapura së bashku dhe nuk e fshehin aspakt momentet kur ata hedhin kunja dhe fjalë ndaj njëri-tjetrit.

Ju Rekomandojmë