loading

Big Mama ushqen dhe kujdeset për dhitë

Dita në fermë vazhdon me intensitet dhe përkushtim, teksa fermerët janë zhytur plotësisht në kujdesin ndaj kafshëve. Atmosfera është pozitive dhe miqësore, ndërsa secili prej tyre përpiqet të japë maksimumin në detyrat që i janë caktuar.

Big Mama ka marrë përsipër ushqimin dhe kujdesin për dhitë. Me dashamirësi dhe kujdes të veçantë, ajo sigurohet që të gjitha dhitë të ushqehen mirë. Pasi i ka mbushur ushqyeset, ajo nuk ndalet, por vazhdon me pastrimin e stallës së dhive, duke e mbajtur ambientin të pastër dhe të rehatshëm për kafshët.

Ndërkohë, Erandi vazhdon me përkushtim të njëjtën punë në stallën e lopëve. Ai pastron me kujdes dhe ushqen kafshët, duke treguar një lidhje të veçantë me to.

Më vonë, Big Mama dhe Elinara kalojnë tek stallat e derrave. Ato kujdesen me përkëdhelje dhe dashuri për derrat, duke krijuar një atmosferë ngrohtësie. “Sa të bukur moj!”  dëgjohet duke thënë Elinara , teksa i përkëdhel kafshët me buzëqeshje.

Në fund, Elinara dhe Erandi marrin përsipër edhe larjen e stallës së Ozzit, gomarit të dashur të fermës, duke e mbajtur ambientin e tij të pastër dhe të rregullt. Ferma është plot jetë, dhe lidhja mes fermerëve dhe kafshëve vetëm sa forcohet çdo ditë e më shumë.

 

Ju Rekomandojmë