Andrea fillon punët/ Fermeri kujdeset për bimët në ferma
Puna në fermë vijon me ritëm dhe organizim nën drejtimin e kryefermerit të javës,Anduelit. Pas ndarjes së detyrave në orët e para të mëngjesit, Andueli u sigurua që secili fermer të kishte një rol të qartë për të kontribuar në mbarëvajtjen e jetës së përditshme në fermë.
Fermerët nisën menjëherë me detyrat e tyre. Disa u angazhuan në stallat e kafshëve, ku u kujdesën për ushqimin dhe pastrimin e hapësirave, ndërsa të tjerë vijuan punët brenda fermës, duke sistemuar ambientet dhe duke kryer detyrat që kërkojnë përkujdesje të përditshme. Andrea është zhvendosur në sera aty ku fermeri po kujdeset për bimët e fermës me kujdes. Ujitja e bimëve dhe kujdesi i tyre është një punë që Andrea e ka bërë që ditën e oparë në fermë.
Ndërsa dita vijon, është e qartë se atmosfera në fermë është pozitive dhe energjia bashkëpunuese po dominon. Mbetet për t’u parë nëse ky ritëm dhe harmoni do të ruhet deri në fund të javës.