loading

“Sa bukur…”/Elinara nxjerr Ozzin shëtitje duke e përkëdhelur

Një ditë e re ka nisur në fermë dhe ritmi është vendosur nga kryefermeri Anduel, i cili ka ndarë me përpikmëri detyrat për të gjithë fermerët. Fermerët janë organizuar në ekipe dhe janë shpërndarë nëpër punë të ndryshme, duke e kthyer mëngjesin në një spektakël të vërtetë pune dhe përkushtimi.

Treshja e parë që është nisur drejt stallave ka qenë Big Mama, Erandi dhe Elinara  të cilët janë përballur me sfidat e kujdesit për kafshët. Elinara, me butësinë e saj të zakonshme, shkon direkt tek Ozi  gomari i dashur i fermës  të cilin e përkëdhel dhe e merr me vete për një xhiro të shkurtër nëpër stallë, duke krijuar një moment të ëmbël me kafshën.

Ndërkohë, Big Mama ka marrë përsipër ushqimin e kafshëve, duke treguar vendosmëri dhe kujdes në çdo veprim. Ajo ndjek me përpikmëri udhëzimet, duke siguruar që asnjë kafshë të mos mbetet pa ushqim.

Nga ana tjetër, Erandi është përkushtuar pastrimit të stallës së lopëve, duke punuar me përpikmëri dhe kujdes për kafshët. Dita ka nisur me shumë energji, dhe fermerët duket se janë më të motivuar se kurrë

 

Ju Rekomandojmë