loading

Kryefermer Andueli zgjon fermerët dhe ndan punët për secilin

Mëngjesi ka rënë në fermë dhe, siç e do zakoni, dita nis me zgjimin e fermerëve nga kryefermeri Andueli. Me energji dhe përkushtim, ai kalon nga krevati në krevat, duke thënë: “Ditë e bukur sot mirëmëngjesi, zgjohuni!”

Pasi i ka zgjuar pjesën më të madhe të fermerëve, Andueli nuk humbet kohë dhe nis menjëherë ndarjen e detyrave. Disa janë dërguar në stalla për t’u kujdesur për kafshët, disa të tjerë në fushat e fermës për të vazhduar me punët e përditshme, ndërsa një grup tjetër është angazhuar në korrjen e barit.

Në një moment, Andueli shkon pranë krevateve të fundit për të siguruar që të gjithë janë zgjuar. Aty përballet me fermeren Ester, e cila, ndryshe nga të tjerët, refuzon të ngrihet. Pavarësisht përpjekjeve të Anduelit për të ruajtur ritmin dhe organizimin e ditës, Ester si duket ka refuzuar të ngrihet por Andueli nuk dorëzohet duke shkuar me batuta ta zgjojë.Fermës i pret një ditë e gjatë, por me përkushtimin e kryefermerit dhe përpjekjet e ekipit, gjithçka premton të ecë në rrjedhën e duhur.